Naim Bujupi - BIOGRAFI

Naim Bujupi u lind më 17.04.1948, në Arllat të Drenicës. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen, Shkollën Normale në Mitrovicë, kurse Shkollën e Lartë Pedagogjike - dega politeknike në Prishtinë.

I ati i tij, Shaip Bujupi, ishte ndër kuadrot e para të mësuesisë. Në vitin 1954, autoritetet komuniste - politike të Jugosllavisë e të Serbisë e largojnë nga detyra e mësuesisë, me akuzë: i papërshtatshëm për arsim, përkatësisht kinse nuk kishte cilësi moralo-politike për mësimdhënie në shkollë.

Por, akuza se mësuesi shqiptar nga Arllati ishte punëtor i Sigurimit të Enver Hoxhës, ishte, sa absurde, aq edhe djallëzore, duke u përpjekur që të komprometohen mësuesit shqiptar politikisht e pastaj të ndjekeshin e përndjekeshin, të burgoseshin e besa edhe të likuidoheshin fare.

Të theksojmë se baba i mësuesit Shaip Bujupi, Hajdin Shaqir Bujupi, ishte ndër njerëzit e rrallë demokrat, me gjasë ishte anëtar i Partisë Demokratike të Nolit, kurse babai i Hajdinit, Shaqiri, vetë i dymbëdhjeti pushkatohet afër bjeshkëve të Astrazubit, duke e fajësuar për përpjekje për bashkim të trojeve të copëtuara shqiptare.

Naimi ishte pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1968, në Mitrovicë, kurse në vitin 1981, ishte njëri ndër organizatorët e kësaj Pranvere të Rinisë Shqiptare të Kosovës, arrestohet dhe dënohet më 12 vjet burgim.

Shef i sektorit ushtarako-civil në Brigadën 121 “Ismet Jashari - Kumanova”, ndihmëskomandant i Brigadës.

Punoi shumë vite në edukimin dhe arsimimin e brezave, ishte nëntë vjet drejtor i shkollës fillore “Abedin Bujupi” në Arllat, për t’u larguar nga detyra e drejtorit si njeri i padëgjueshëm.

Sot është i papunë.
Në zgjedhjet e lira të nëntorit 2007, fiton votat për deputet në Kuvendin Komunal të Drenasit dhe, ndjehet tepër krenar për votën e anëtarësisë së PDK-së që e shpuri deputet i popullit.

Shkarko librin "RRUGËTIMI I SHKOLLËS SHQIPE NË ARLLAT 1928 - 2008"